Ish-trajneri i skuadrave të La Ligës pëson goditje në tru dhe transportohet me urgjencë në spital

2 November 2026, 23:44 / SPORT ALFA PRESS

Tronditje në futbollin spanjoll, ish-trajneri i skuadrave të La

Ish-trajneri i West Bromwich Albion, Pepe Mel, ka pësuar një goditje në tru dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Tekniku spanjoll, 63 vjeç, u shtrua në spital ditën e diel dhe, sipas raportimeve të mediave angleze, operacioni ka përfunduar me sukses.

Megjithatë, Mel vijon të qëndrojë në repartin e kujdesit intensiv në spitalin Virgen del Rocío, ku mjekët po monitorojnë vazhdimisht gjendjen e tij shëndetësore pas këtij episodi.

Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në botën e futbollit, me disa prej klubeve ku spanjolli ka punuar gjatë karrierës së tij që i kanë përcjellë mesazhe mbështetjeje dhe urime për një rikuperim sa më të shpejtë.

Las Palmas, Malaga, Rayo Vallecano dhe Almeria kanë publikuar mesazhe solidariteti për trajnerin dhe familjen e tij.

Pepe Mel drejtoi West Bromwich Albion në vitin 2014, në një periudhë që zgjati vetëm 120 ditë. Gjatë karrierës së tij si trajner, ai ka drejtuar disa skuadra në futbollin spanjoll, ndërsa një nga periudhat më të rëndësishme ishte ajo te Real Betis, me të cilin arriti dy ngjitje në La Liga dhe kualifikimin në kompeticionet evropiane.

Mel ka mbetur pa skuadër që prej largimit nga klubi maroken Ittihad Tanger, në muajin mars.

Po ndodh...