Gasperini dhe kriza e Manchester United: Të mos shpërqendrohemi, por të…

Pas fitores bindëse në kampionat ndaj Udineses, Roma është fokusuar e gjitha te Liga e Kampioneve me Djajtë e Kuq që i pret ndeshje me Manchester City dhe trajneri Gasperini e di shumë mirë se në Evropë gjërat janë ndryshe, sidomos kur shkon në Old Trafford te shtëpia e një skuadre që është në krizë të thellë.
‘Manchester United në kampionat po kalon një moment të vështirë përsa iu përket rezultateve, por ne nuk duhet të shpërqendrohemi-tha Gasperini-sidoqoftë është një skuadër e fortë, ka në përbërje futbollistë me shumë vlera, është një ambient i nxehtë dhe i vështirë.Po përgatitemi sikur të kemi përballë Manchester United më të mirë. Perfeksioni nuk ekziston për skuadrat e mëdha dhe as për ne. Cilësia jonë është që kërkojmë gjithnjë të përmirësohemi. I dimë karakteristikat tona, por dimë edhe që në disa situata mund të bëjmë më mirë’.
Gasperini theksoi se të gjithë kanë të drejtë të ëndërrojnë dhe se ai kërkon t’i bëjë ëndrrat realitet.
‘Të gjithë kanë të drejtë të ëndërrojë. Unë përpiqem t’i realizoj ëndrrat sa më shpejt duke nisur që nga ndeshja e nesërme, në një stadium fantastik, të famshëm në të gjithë botën. Shpresoj që të jetë e realizueshme-shtoi Gasperini që më pas foli edhe për formacionin që mund të hedhë në fushën e lojës në këtë përballje me Djajtë e Kuq.
‘Nëse të mungojnë Pellegrini, Dybala e Kone’ në të njëjtin repart, do të përpiqemi të përshtatemi pak në disa momente-tha trajneri verdhekuq-kemi alternativën e Castro me Malen, në mesfushë jemi pak në numër. Shpresoj që të jetë një moment kalimtar. Kemi bërë këto ndeshje duke rrezikuar. Por kemi pasur lojtarë të përgatitur që kanë rikuperuar shpejt. Mora? Është mirë, të 17 lojtarët që janë, janë gati. Pas pauzës së ndeshjeve për kombëtaret shpresojmë që t’i kemi të gjithë. Do të jetë e vështirë që të ndodhë këtë javë’.
Po ndodh...
ide
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
