Protesta e studentëve/ Pedagogia Elsa Skënderi: Kauza për ndryshim përfshin gjithë shoqërinë
Pedagogia Elsa Skënderi ka folur për përfshirjen e komunitetit akademik në protestat e studentëve dhe bojkotin e mësimit në universitete, duke e konsideruar këtë angazhim si një përgjegjësi që tejkalon interesat individuale dhe profesionale.
Në një intervistë për emisionin “Drejt” në Ora News, Skënderi sqaroi se bojkoti i shpallur nga Sindikata e Punonjësve të Universitetit nuk është një vendim që mbështetet nga të gjithë pedagogët. Megjithatë, sipas saj, ka një pjesë të stafit akademik që po zgjedh të respektojë qëndrimin dhe vullnetin e studentëve.
Ajo argumentoi se intelektualët nuk mund të qëndrojnë të shkëputur nga zhvillimet shoqërore, pasi kanë edhe përgjegjësinë të kontribuojnë përtej profesionit të tyre dhe të reagojnë ndaj problematikave që prekin shoqërinë.
Skënderi vuri në dukje se protestat e zhvilluara prej muajsh nuk mund të shihen më si reagime të izoluara, pasi numri i pjesëmarrësve dhe shtrirja e tyre kanë krijuar një lëvizje më të gjerë, që synon ndryshimin.
“Masiviteti i pjesëmarrësve në këto protesta, që tashmë natyrisht janë shndërruar në një lëvizje sociale që kërkon më së pari një ndryshim, tregon se kemi të bëjmë me një problem shumë më të gjerë, që shkon përtej fushave tona të ngushta”, u shpreh pedagogia.
Po ndodh...
ide
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
