“Si ndihesh për korrupsionin?”/ Gazetari amerikan nxjerr akuzat e Ballukut, Rama i kthehet ashpër: Erdhe për thashetheme…
Gjatë intervistës me gazetarin amerikan Andrew Callaghan të Channel 5, kryeministri Edi Rama është përballur me pyetjet në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të qeverisë që ai drejton.
Duke përsëritur deklaratën se përgjegjësia është individuale, Rama u pyet nga Callaghan se si ndihet për korrupsionin.
Kreu i ekzekutivit u përgjigj me tone të ashpra duke pyetur gazetarin se nga e di ky i fundit sesi ndihet në lidhje me këtë çështje.
“Po të pyes se si ndihesh”, iu drejtua Callaghan Ramës, ndërsa ky i fundit u përgjigj duke thënë se “nuk jam këtu për të ndarë ndjenjat e mia me ty djalosh. Jam këtu prë t’iu përgjigjur fakteve”.
“Çfarë do t’i thuash audiencës? Ke ardhur këtu nga Amerika për çfarë? Për të bërë thashetheme em mua këtu?” u shpreh Rama.
Gazetari këmbënguli në pyetjet lidhur me korrupsionin, ndërsa në pamjet e dokumentarit shfaqeshin akuzat penale të zyrtarëve të qeverisë Rama, mes tyre edhe ato të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.
“Unë jam këtu për të të mikpritur me respekt, po të jap ty kohën time të çmuar dhe ti duhet ta përdorësh kohën time me respekt”, u shpreh Rama, duke refuzuar të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë.
Po ndodh...
ide
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
