“SPAK të nisë një orë e më parë hetimet”, Krasniqi për bisedën Gogu-Veliaj: Shteti po kërcënon të shpërbëhet!

2 November 2026, 21:13 / POLITIKË ALFA PRESS
“SPAK të nisë një orë e më parë

Duke komentuar bisedën e pretenduar mes ministrit të Drejtësisë Gogu dhe kryebashkiakut Veliaj, politologu Afrim Krasniqi theksoi se SPAK duhet të nisë sa më parë hetimet për të zbardhur të vërtetën mbi komunikimet dhe pretendimet e bëra në emër të këtij institucioni.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Krasniqi vuri në dukje se ndërhyrja e SPAK-ut është e domosdoshme për të ruajtur besimin e publikut te sistemi i drejtësisë, veçanërisht në momente kur, sipas tij, funksionimi i shtetit vihet në pikëpyetje.

“Për sa kohë që në komunikimin mes një ish-kryetari bashkie, që vazhdon të ushtrojë detyrën, dhe ministrit të Drejtësisë, ka akuza reciproke dhe flitet në emër të SPAK-ut, do duhet që një orë e më parë SPAK-u të bëjë njoftim për nisjen e hetimeve dhe çuarjen e hetimeve deri në fund, për të kuptuar se çfarë është realisht e vërtetë, çfarë realisht ka ndodhur dhe kush janë individët dhe zyrtarët përgjegjës. Ne e duam SPAK-un për këto ditë, kur shteti shpërbëhet, apo kur kërcënon të shpërbëhet, sepse nëse kjo kalon si lajm ditor, i gjithë besimi publik që ne kemi krijuar te një sistem drejtësie që na mbron kur politikanët gabojnë, do bjerë poshtë”, tha Krasniqi. (A2 Televizion)

Po ndodh...