Deputeti i PD, Klevis Balliu: Veliaj na dha të drejtë ne për kapjen e SPAK nga Edi Rama!

2 November 2026, 20:54 / POLITIKË ALFA PRESS
Deputeti i PD, Klevis Balliu: Veliaj na dha të drejtë ne për

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një statusi publik ka reaguar lidhur me letrën e Erion Veliajt nga burgu, duke akuzuar kryeministrin Rama se përdor SPAK-un si instrument presioni politik, madje edhe ndaj njerëzve të tij. Balliu thekson se akuzat e opozitës po faktohen dhe kërkon një SPAK të pavarur, që të vendosë para përgjegjësisë edhe Ramën dhe zyrtarët e tij.

Reagimi i plotë:

Letra e Veliajt, një tjetër provë e kapjes së SPAK-ut nga Rama!

Përpëlitjet e fundit të Ramës po prodhojnë çarjen e PS-së dhe po faktojnë akuzat e hershme të opozitës.

Sot shohim se Ministri i Drejtësisë, me urdhër të kryeministrit, kërcënon Veliajn se, nëse nuk bën siç i thonë, do t’i shtojnë akuzat me SPAK-un.

Pra, akuzat i vendos Edi Rama. Në burg me SPAK-un të fut Rama dhe jashtë burgut të mban Rama.

Imagjinoni çfarë ka bërë me opozitën dhe drejtuesit e saj, nga Sali Berisha te Ilir Meta, kur SPAK-un e përdor si kamzhik edhe për njerëzit e vet.

Ne duhet të punojmë për një SPAK të vërtetë, që të vendosë para përgjegjësisë edhe SPAK-istët e Ramës, bashkë me Ramën.

Po ndodh...