Kreta goditet nga tërmeti 4.7 Rihter, ja ku ishte epiqendra

2 November 2026, 18:57 / BOTA ALFA PRESS
Kreta goditet nga tërmeti 4.7 Rihter, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka goditur pasditen e kësaj të hëne ishullin e Kretës në Greqi. Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar apo dëme materiale.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 18:49, me epiqendër rreth 56 kilometra në juglindje të Goudouras, në pjesën lindore të ishullit. Tërmeti kishte një thellësi prej më shumë se 29 kilometrash.

Kreta është një nga zonat me aktivitetin më të lartë sizmik në Greqi, për shkak të pozicionit të saj pranë kufirit ku ndërveprojnë pllakat tektonike evropiane dhe afrikane. Kjo e bën ishullin veçanërisht të ekspozuar ndaj lëkundjeve të tërmetit.

Po ndodh...