Sfida me Interin në Champions, Giovanni van Bronckhorst: E mundëm Comon, pse jo edhe zikaltrit

Trajneri i Feyenoordit, Giovanni van Bronckhorst, ka vlerësuar cilësitë e Interit në prag të përballjes mes dy skuadrave në Ligën e Kampionëve, duke theksuar se zikaltërit janë një ekip me shumë përvojë dhe me alternativa të ndryshme taktike.
Van Bronckhorst tregoi se ka ndjekur disa ndeshje të Interit, përfshirë edhe derbin e fundit kundër Milanit. Sipas tij, skuadra italiane ka një stil loje të ngjashëm me atë të Feyenoordit dhe di të përshtatet në varësi të kundërshtarit, duke u mbrojtur me shumë lojtarë dhe duke dalë shpejt në sulm.
Ai pranoi se Interi ka disa mungesa për shkak të dëmtimeve, por kjo nuk e ul nivelin e skuadrës, e cila sipas tij ka shumë cilësi dhe përvojë në kompeticionet europiane.
Megjithatë, trajneri i Feyenoordit beson se ekipi i tij mund të krijojë mundësi për të marrë një rezultat pozitiv. Ai theksoi se Interi do të paraqitet ndryshe nga ndeshja ndaj Barcelonës dhe se skuadra italiane e di mirë se si të menaxhojë përballje të tilla në Champions.
“Ne duhet të luajmë mirë letrat tona dhe të përpiqemi të marrim një rezultat të shkëlqyer”, u shpreh Van Bronckhorst, duke shtuar se Feyenoord ka hasur vështirësi në transfertë, ndërsa në shtëpi ka arritur të fitojë ndaj Comos.
Po ndodh...
ide
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
