Policia ndërhyn gjatë protestës paqësore pranë Ministrisë së Arsimit, shoqërohen disa studentë

3 November 2026, 15:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Policia ndërhyn gjatë protestës paqësore pranë

Disa të rinj protestues janë shoqëruar nga Policia në Rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ku studentët po zhvillonin tubimin e tyre.

Sipas informacioneve paraprake, të rinjtë po protestonin paqësisht kur efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar disa prej tyre. Deri më tani, Policia nuk ka dhënë shpjegime për arsyet e shoqërimeve.

Ndërkohë, disa prej protestuesve të tjerë janë ndjekur nga efektivët në drejtim të Sheshit Skënderbej.

 

 

Po ndodh...