“Dhuna e protestuesve nuk është njëlloj me atë të policisë”/ Rama “përplaset” me gazetaren në Bruksel: Po më provokon? Nëse e ke seriozisht…

Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren Maria Tadeo, gjatë një interviste në kuadër të “Enlargement Summit”, ku diskutoi për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sfidat e së ardhmes.
Debati u përqendrua te protestat e zhvilluara në Tiranë dhe dhuna e regjistruar gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë. Rama pretendoi se efektivët e policisë ishin pala më e dëmtuar, duke iu referuar numrit të të lënduarve.
Sipas kryeministrit, pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale krijojnë një perceptim të njëanshëm për ngjarjet, duke vënë në fokus dhunën policore dhe duke lënë në hije incidentet ndaj efektivëve.
Nga ana tjetër, gazetarja Maria Tadeo i kujtoi Ramës se ekziston një dallim mes dhunës së ushtruar nga policia dhe asaj të protestuesve, pasi efektivët janë të pajisur me armë, ndërsa protestuesit jo.
Kjo ndërhyrje solli reagimin e kryeministrit, i cili iu drejtua gazetares me pyetjen: “Po më provokon që të kemi diskutim apo e ke seriozisht?”.
Pjesë nga diskutimi:
Edi Rama: Është e ndërlikuar, duhet një ditë ta shpjegojmë. Shqipëria është në një tjetër fazë. Kemi bërë një hap historik, nga një vend me pritshmëri të larta. Njerëzit në vend kanë tashmë pritshmëri të larta. Vjen një moment në kohë kur duhet të përballesh jo më me nevoja, por me pritshmëri të larta. Nuk jemi vetëm ne, po ndodh gjithkund.
Do të ishte më e ndërlikuar, ma ha mendja, për vende që ende nuk e shohin se çfarë po vjen. Kemi një realitet të ri që po sfidon realitetin e medias sociale. Janë dy botë të ndryshme. E kam parë dhe përjetuar personalisht dhe mund ta vlerësoj si një fuqi për të krijuar një përballje skizofrenike me realitetin.
Kishim protestues të dhunshëm dhe kishim dyfishin e të lënduarve nga policia. Policia ishte pala më e dëmtuar në protesta. Por në mediat sociale dhe mediat që marrin lajmet nga mediat sociale do të shihnit dhe mendonit për brutalitetin e policisë. Duhet të përballemi me një brez që po rritet në realitetin e vet, nuk është e lehtë.
Maria Tadeo: Herën e fundit që folëm, më thatë se besonit që situata ishte fryrë nga mediat sociale. Dikush mund të thotë se ka një ndryshim mes dhunës së policisë dhe asaj të protestuesve, sepse policia ka armë.
Edi Rama: Po më provokon që të kemi diskutim apo e ke seriozisht? Kur të mendoj se unë dhe qeveria nuk kemi nevojë të ndryshojmë, do ta lë këtë punë. Jeta ime është ndryshim, edhe në martesë kam ndryshuar. Kjo është ajo që kam gjithë kohës në mendje.
Po ndodh...
ide
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
