Studentët i larguan deputetët e PD nga protesta, Berisha nuk heq dorë, sërish thirrje për t’u bashkuar të shtunën në revoltë: Të rreshtohemi përkrah guximtarëve

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat ku komentoi protestat e studentëve.
Berisha nuk heq dorë nga thirrja për t’ju bashkuar protestës. Edhe pse një javë më parë, në protestën e të shtunës ku PD nisi marshimin nga Kryeministria për t’ju bashkuar protestës së studentëve të Ministria e Arsimit, por që më pas nuk u pranuan nga studentët dhe u larguan, Berisha sërish bën thirrje për të marrë pjesë në protestë.
Studentë e qytetarë u shprehën qartë se thirrjet e tyre “Rama në burg, Berisha në burg” nuk ndryshojnë nga kauza e tyre, duke e akuzuar edhe opozitën për tradhti.
“Revolta studentore përbën përballjen më të ashpër dhe më të suksesshme të rinisë shqiptare me narkoshtetin, narkoregjimin, padrionon Edi Rama. Rrugë dhe sheshet e Tiranës janë dëshmitarë të akteve të trimërisë e guximit më të madh por edhe të barbarive e qëndrimeve shtazarake e narkobanditëve të Ramës që mbrojnë një kufomë politike në grahmat e fundit. E shtuna është dita që fton çdo shqiptarë që rreshtohet përkrah tyre…përkrah trimave , guximtarëve që po bëjnë atë që duhet ta bëjë çdo shqiptar. Studentë gjimnazistë kanë fituar simpati”, tha Berisha.
Po ndodh...
ide
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
