Futbolli spanjoll në zi/ Sulmuesi i Tenerifes pëson atak kardiak pas përpasjes me kundërshtarin në fushë

Futbolli spanjoll është në zi. Mëngjesin e kësaj të marte ndërroi jetë sulmuesi i Tenerifes, Jesus de Miguel pas një ataku kardiak që pësoi pas një përplasje të fortë që pati me portierin kundërshtar, Jesus Owono në ndeshjen me Andorrën.
Futbollisti madrilen u desh të dërgohet me urgjencë në spital ku qëndroi në repartin e terapisë intensive ku luftoi për jetën por pa ia dalë mbanë. Vetë klubi i Tenerifes bëri të ditur lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të sulmuesit spanjoll përmes një komunikate në rrjetet sociale.
‘Të shkatërruar nga dhimbja, me një nyjë në fyt dhe pa mundur të besojmë se kjo është e vërtetë, CD Tenerife këtë të martë, 3 nëntor ora 08:00 bën të ditur vdekjen tragjike të Jesus de Miguel Alameda'-shkruhej në postimin e klubit spanjoll-'Nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë, nuk ka asgjë që të mund të lehtësojë këtë ndjenjë të mbushur me trishtim. Të gjithë bashkë i qëndrojmë pranë familjes dhe të dashurve të tij dhe të gjithë komunitetit futbollistik të Tenerifes që janë të trishtuar për këtë fund mizor. Familja e Jesus de Miguel falenderon të gjithë për mbështetjen e shfaqur dhe njëkohësisht kërkon respektimin maksimal të privatësisë së saj në këto momente të tmerrshme’.
Momenti fatal u regjistrua në minutat shtesë të pjesës së dytë. De Miguel po ndiqte një top të lartë përtej mesit të fushës kur Owono, si lojtari i fundit në mbrojtje i Andorrës u hodh në sulm për të kapur topin dhe u përplas shumë fort me sulmuesin. De Miguel ra në fushë dhe humbi ndjenjat dhe menjëherë futbollistët e të dyja skuadrave kërkuan praninë e mjekëve të cilët i dhanë ndihmën e tyre për disa minuta, për t’u larguar më pas nga fusha, ndërsa arbitri Perez Hernandez vendosi pezullimin e ndeshjes. Sulmuesi i Tenerifes u dërgua me urgjencë në spital dhe një ditë më pas ndërroi jetë.
Po ndodh...
ide
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
