Studentët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, nuk ndalen as nga reshjet e shiut: Opozita jemi ne!

3 November 2026, 12:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Studentët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, nuk

Me thirrjet “Dorëheqje!”, “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke mos u ndalur as nga reshjet e shiut.

Gjatë ecjes në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë lëshuar edhe thirrje të tjera si “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe “Poshtë patronazhistët”.

Protesta kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike shqiptare vijon prej 22 ditësh. Studentët këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë, ndërsa marshimet në kryeqytet vijojnë pavarësisht kushteve atmosferike.

<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1403233028557798%2F&show_text=false&width=267&t=0" width="267" height="476" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share" allowFullScreen="true"></iframe>

 

 

Po ndodh...