Studentët nisin marshimin në Universitetet e Tiranës, thirrje për bojkot

3 November 2026, 11:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Studentët nisin marshimin në Universitetet e Tiranës, thirrje

Studentët kanë rinisur protestat në universitetet e Tiranës, duke zhvilluar një marshim në disa fakultete dhe duke u bërë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre t’i bashkohen lëvizjes dhe të bojkotojnë procesin mësimor.

Aksioni ka nisur në ambientet e Universitetit të Politeknikut dhe Arteve, ku një grup protestuesish kanë hyrë në auditorë dhe u kanë bërë thirrje studentëve të lënë mësimin dhe t’i bashkohen protestës.

Më pas, marshimi është zhvendosur drejt Fakultetit të Drejtësisë, Fakultetit të Ekonomisë, Gjuhëve të Huaja dhe Shkencave të Natyrës, ku janë përsëritur thirrjet për bojkot dhe mobilizim të studentëve.

Gjatë protestës, të rinjtë kanë artikuluar slogane kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar edhe dorëheqjen e tij.

Ndërkohë, bojkoti nuk është përqafuar në të njëjtën mënyrë nga të gjitha fakultetet. Në disa prej tyre procesi mësimor ka vijuar normalisht, ndërsa një pjesë e studentëve i janë bashkuar marshimit.

Protesta e studentëve zhvillohet në kuadër të lëvizjes që prej javësh vijon në kryeqytet, me kërkesa për ndryshim e qeverisë dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Po ndodh...