Alarm për bombë në një avion me 181 pasagjerë në bord, mbyllet aeroporti i Varshavës
3 November 2026, 11:27 / BOTA

Një alarm u dha në Poloni mëngjesin e së martës, kur një aeroplan që fluturonte nga Londra me 181 persona në bord u detyrua të bënte një ulje emergjente pas një kërcënimi për bombë.
Aeroplani devijoi drejtimin për në Aeroportin Varshavë-Modlin, rreth 40 kilometra në veri të qendrës së kryeqytetit polak. Aeroporti u mbyll deri në njoftim të mëtejshëm që shërbimet e sigurisë të kryenin kontrollet e nevojshme.
Sipas një deklarate nga menaxhmenti i aeroportit, ulja e paplanifikuar u bë pas informacionit në lidhje me praninë e një pajisjeje shpërthyese në aeroplan.
“Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe shërbimet e sigurisë po kontrollojnë kërcënimin e raportuar”, thuhet në deklaratë.
Po ndodh...
ide
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Nga Irena Beqiraj
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
Nga Eva Idrizllari
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
