Rinia i kërkon dorëheqjen/ Rama: Protestat, përpjekje e politikës së brendshme për të kapur elektorat

Protestat që prej ditësh po zhvillohen në Tiranë, me qytetarë dhe studentë që kërkojnë ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kanë qenë pjesë e diskutimit edhe në deklaratat e këtij të fundit. Rama i cilësoi protestat si përpjekje të politikës së brendshme për të përfituar mbështetje elektorale, ndërsa foli edhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe procesin e zgjerimit.
Kryeministri u shpreh për gazetaren Maria Tadeo se çështja e emigracionit nuk është një problem që mund të zhduket thjesht përmes forcimit të kufijve, ndërsa sipas tij, në Shqipëri përdoret për qëllime të politikës së ditës dhe për të marrë mbështetje elektorale. Sa i përket marrëveshjes me Italinë, kreu i qeverisë deklaroi se ajo do të vijojë të jetë në fuqi për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke përmendur edhe vitin 2050 dhe qëndrimin e Melonit në krye të qeverisë italiane.
“Është përpjekje për të gjetur një rrugëzgjidhje, për të trajtuar një çështje që nuk do të zhduket se do të forcohen kufijtë. Kjo gjë përdoret për qëllime të brendshme të politikës së ditës, që duan të marrin copa nga elektorati (Protestat në Tiranë). Nuk po jap këshilla, se nuk i shoh televizionet italiane. Pres që italianët të më japin mua SMS. S’do të jap tituj për motrën time. Marrëveshja me Italinë do të qëndrojë në fuqi për aq sa të jetë e nevojshme, deri në 2050-ën, deri sa ajo (Meloni) të jetë kryeministre”, u shpreh Rama.
Kryeministri foli edhe për procesin e integrimit evropian, duke theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian duhet të bazohet te meritat dhe jo te dhuratat apo rrugët e shkurtra. Megjithatë, ai kërkoi që vendet kandidate të mos mbahen jashtë tryezës evropiane gjatë procesit të zgjerimit.
Përmes një analogjie me një familje, Rama tha se BE-ja duhet t’i mbajë vendet kandidate pranë vetes, duke përmendur Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Sipas tij, nëse këto vende lihen jashtë, mund të afrohen më shumë me ndikime të tjera, përfshirë Rusinë dhe Kinën.
“Kam bindjen se procesi i bazuar në meritë duhet të jetë. Nuk duhet të ketë asnjë dhuratë apo rrugë të shkurtër, apo fleksibilitet. BE duhet të jetë në gjendje të pikasë dhe të gjejë momentin e Helmut Kohl. Ndaj BE duhet të sjellë gjithkënd rreth tryezës, njerëz si në një familje, siç i sjell Ursula shtatë fëmijët e saj. Të jemi rreth tryezës dhe më pas të kalojmë drejt procesit të meritës”, deklaroi Rama. Ai e mbylli këtë pjesë të fjalës me një mesazh për vendet që synojnë anëtarësimin, duke paralajmëruar se lënia e tyre jashtë BE-së mund t’i shtyjë drejt partneriteteve të tjera.
Po ndodh...
ide
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
