A do të hyjë PD në zgjedhjet lokale dhe kur do të dalin emrat e kandidatëve? Përgjigja e Berishës!

Në një kohë që presidenti i vendit Bajram Begaj ka dekretuar datën e zgjedhjeve lokale, që pritet të mbahen në 9 Maj, Partia Demokratike e cilëson atë një noter të qeverisë së Edi Ramës, për shkak se ka kaluar pa rezerva edhe Reformën e re Territoriale.
Kjo reformë redukton në mënyrë të ndjeshme numrin e bashkive në vend, ndërkohë që Partia Demokratike ka paralajmëruar që do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
Por pavarësisht këtyre rezervave, që kanë në lidhje me procesin, kreu i PD tha sot se opozita do të dalë shumë shpejt me emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale.
Ndërkohë që Berisha nuk dha një përgjigje nëse emrat e kandidatëve do të zgjidhen nga strukturat drejtuese, apo përmes procesit të primareve, një koncept i futur prej tij, pas rikthimit në krye të Partisë Demokratike.
Presidenti ka dekretuar reformën territoriale apo ligjin e miratuar nga shumica socialiste dhe PSD për ndarjen e re administrative me shkurtimin e 15 bashkive. Ju keni premtuar se do ta dorëzoni në Gjykatën Kushtetuese një padi për të kundërshtuar këtë reformë. A do të shkoni seri në fund? A po përgatitet padia për në Kushtetuese?
Sali Berisha: Së pari, ju lutem jeni korrektë me qytetarët. Në ç’kuptim? Duhen përdorur fjalët ashtu siç janë. Sot Presidenti nuk ekziston, ekziston noteri i Padrinos. Dhe qytetarët po e kuptojnë çdo ditë e më shumë se Haram Begaj është thjesht noteri i Padrinos.
Ka një rëndësi të jashtëzakonshme që fjala të thotë të vërtetën, kuptimin që ka. Dhe në qoftë se ai sot quhet noteri, nuk është faji i qytetarëve që e quajnë noter, është akti i shëmtuar i tij që e degradoi në atë shkallë institucionin më të lartë të vendit, Presidencën e Republikës.
Po, ne do ta ndjekim me të gjitha modalitetet ligjore. Natyrisht, siç e shihni, Padrino ka sot pushtet dhe më shumë se ç’kishte diktatori i fundit në vitin 1990. Dhe kjo është në vitin 2020, se po të vijmë në vitin 2026 nuk është 90, por është të paktën 96 përqind.
Çfarë do të thotë?Do të thotë se institucionet e tjera janë thjesht leva, instrumentet e tij.
Shpeshherë nga ajo foltore keni pohuar që po përgatiteni për zgjedhjet lokale, do të keni shumë shpejt kandidatët, por edhe drejtuesit e rinj të qarqeve. Kur do të jenë emrat e drejtuesve dhe kur do jenë emrat e kandidatëve dhe a do të shkohet përmes procesit të primareve për të zgjedhur kandidatët për bashkitë.
Sali Berisha: Emrat e drejtuesve dhe kandidatëve do të jenë në një kohë sa më shpejt të mundur. Lidhur me procedurën, ka mendime të ndryshme, dhe ajo do vendoset nga forumet e partisë. Nuk mund të them tani. Statuti ka përcaktimet e veta, por mendime ka të ndryshme, ç’është e vërteta.
Po ndodh...
ide
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
