Pas 27 vitesh zbardhet fati i tre prej intelektualëve të zhdukur gjatë luftës
Tre persona të tjerë, pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i Intelektualëve”, të rrëmbyer nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, janë identifikuar pas më shumë se 27 vitesh nga zhdukja e tyre.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Albin Kurti, i cili njoftoi se Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka marrë raportet e reja të analizave të ADN-së. Përmes tyre është konfirmuar identiteti i Adem (Fazli) Ademit, Fatmir (Bajram) Fazliut dhe Ali (Islam) Halitit.
Tre familjet janë njoftuar tashmë për identifikimin e të afërmve të tyre. Sipas autoriteteve, mbetjet mortore janë zbuluar gjatë gërmimeve të zhvilluara në Kalludër dhe Jabukë, në komunën e Zubin-Potokut.
Bëhet fjalë për pjesëtarë të grupit të shqiptarëve, kryesisht nga rajoni i Skenderajt dhe Mitrovicës, të cilët u rrëmbyen më 19 prill 1999 dhe u zhdukën gjatë luftës.
Gjatë fundit të korrikut dhe muajit gusht 2026, në dy vendndodhjet në Zubin-Potok u kryen gërmime, ku u zbuluan mbetje mortore që u përkasin 23 personave. Procesi i identifikimit po vijon përmes analizave gjenetike.
Kurti shprehu ngushëllimet për familjet dhe theksoi se zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë mbetet prioritet i institucioneve të Kosovës. Ai përsëriti gjithashtu kërkesën për drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës dhe akuzoi Serbinë se vijon të mohojë përgjegjësinë dhe të fshehë dokumentacionin përkatës.
Po ndodh...
ide
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
