Përleshje mes 15 personash në Athinë, plagoset 40-vjeçari. Në pranga shqiptari dhe dy të tjerë

13 September 2026, 16:25 / BOTA ALFA PRESS
Përleshje mes 15 personash në Athinë, plagoset 40-vjeçari.

Një përleshje e dhunshme ku përfshiheshin afërsisht 15 persona u regjistrua të shtunën në Athinë, Raportohet se pas ngjarjes policia ka arritur të arrestojë 3 persona mes tyre edhe një shqiptar.

Sipas policisë greke ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në kryqëzimin e rrugëve Lefkados dhe Evelpidon. Gjatë përleshjes, një 40-vjeçar indian u plagos me një objekt të mprehtë në stomak dhe kofshë, dhe u transportua në spital.

Dy grekë, të moshës 26 dhe 30 vjeç, si dhe një shqiptar 36-vjeçar, u arrestuan në lidhje me këtë rast, dhe kundër tyre u ngrit një padi për lëndim të rrezikshëm trupor të kryer në bashkëpunim. Autoritet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në përleshje.

Po ndodh...

ide