VIDEO/ Kthehet Berisha nga Amerika, pritje festive në Rinas me flamuj, muzikë e valle, “dasma” nis para mbërritjes së tij

12 September 2026, 18:17 / POLITIKË ALFA PRESS
VIDEO/ Kthehet Berisha nga Amerika, pritje festive në Rinas me flamuj,

Sali Berisha po rikthehet në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, ndërsa në Rinas është organizuar një pritje e veçantë nga mbështetësit e tij.

Me flamuj në duar, këngë dhe valle, një grup qytetarësh kanë dalë në aeroport për të pritur kreun e Partisë Demokratike, duke i dhënë mbërritjes së tij një atmosferë festive.

Berisha ndodhej prej ditësh në SHBA, ku zhvilloi një sërë takimesh politike dhe me komunitetin shqiptaro-amerikan. Gjatë qëndrimit në Teksas, ai mori pjesë në punimet e Konventës Republikane në Dallas, ndërsa zhvilloi takime edhe me zyrtarë të lartë amerikanë, mes tyre Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Todd Blanche, dhe Zv.Prokurorin e Përgjithshëm, Stanley Woodward Jr.

Vizita në SHBA ishte edhe rikthimi i Berishës në territorin amerikan pas heqjes së ndalimit për të udhëtuar drejt SHBA-së. Gjatë ditëve atje, kreu i PD-së u takua gjithashtu me shqiptarë të diasporës në New Jersey dhe Teksas, duke zhvilluar takime në kuadër të turit të tij politik.

Tashmë, me kthimin në Shqipëri, pritja në Rinas duket se ka marrë një tjetër dimension. Flamujt janë ngritur, muzika ka nisur dhe disa prej mbështetësve kanë nisur edhe vallen, duke e kthyer aeroportin për pak çaste në një shesh feste.

Një rikthim nga Amerika që në Rinas duket se po pritet jo thjesht me duartrokitje, por me atmosferën e një “dasmë” politike.

Po ndodh...

ide