Fitorja e AfD-së në landin e Saksoni-Anhalt trondit politikën gjermane/ Analisti i DW: Rezultati përballet me refuzimin e partive tradicionale
Fitorja e AfD në landin gjerman Saksoni-Anhalt ka hapur një debat të fortë politik në Gjermani dhe më gjerë në Evropë. Partia e ekstremit të djathtë siguroi 43.8 për qind të votave dhe 39 nga 83 mandatet në parlamentin e landit, duke mbetur vetëm tri mandate larg shumicës absolute.
Në një intervistë për News24, analisti i Deutsche Welle Auron Dodi tha se AfD-ja tashmë po përpiqet ta shndërrojë rezultatin elektoral në ndikim ekzekutiv, por përballet me refuzimin e partive tradicionale.
AfD-ja ka ftuar të gjitha partitë për bisedime, ndërsa vetëm BSW e Sahra Wagenknecht ka pranuar të diskutojë. CDU-ja, SPD-ja, të Gjelbrit dhe e Majta kanë refuzuar çdo bashkëpunim, duke argumentuar se nuk bashkëpunojnë me një parti që e konsiderojnë të ekstremit të djathtë.
Sipas Dodit, BSW-ja nuk synon një koalicion me AfD-në, por vetëm mbështetje politike rast pas rasti. Pozicioni i saj lidhet edhe me faktin se partia arriti të kalojë me vështirësi pragun elektoral, me 5.3 për qind të votave.
Megjithëse AfD-ja njihet për qëndrimet e saj të ashpra ndaj migrimit, sondazhet pas zgjedhjeve tregojnë se kjo nuk ishte tema kryesore që përcaktoi votën.
Dodi theksoi se votuesit e AfD-së e mbështetën partinë kryesisht për çështje që lidhen me sigurinë sociale, ekonominë dhe paqen. Rreth dy të tretat e të anketuarve deklaruan se AfD-ja e kupton pasigurinë e tyre më mirë se partitë është veçanërisht domethënës për e tjera.
Intervista me analistin e DW, Auron Dodin për “News24”:
Landi gjerman Saksoni-Anhalt po nxit debat, në Gjermani e më gjerë. AfD-ja fitoi zgjedhjet në këtë land lindor dhe tani po teston kufijtë e sistemit politik gjerman.
Pyetje: Cila është situata këto ditë në landin Saksoni-Anhalt?
Auron Dodi: AfD-ja ka nisur përpjekjet që ta kthejë në pushtet ekzekutiv rezultatin e zgjedhjeve, ku mori rreth 44 përqind të votave (43.8%)- vetëm tri mandate më pak se shumicën absolute. Meqë nuk e arriti këtë shumicë, mori 39 nga gjithsej 83 mandate në parlamentin e landit, i duhet mbështetje.
AfD i ka ftuar të gjitha partitë për bisedime. Pozitivisht iu përgjigj vetëm një parti: BSW e Sara Wagenknecht-it – një parti e re, që kombinon politika sociale të majta me qëndrime konservatore për migrimin.
BSË tha se do të bisedojë me AfD-në për energjinë, arsimin dhe për politikën e paqes. CDU-ja, SPD-ja, Të Gjelbrit dhe e Majta refuzuan çdo bisedim, duke thënë se nuk bashkëpunojnë me një parti të ekstremit të djathtë. E që, siç u shprehën, vë në pikëpyetje institucionet demokratike.
Por edhe BSË-ja, që bisedon, e përjashton që të krijojë koalicion qeveritar me AfD-në – përfytyron vetëm mbështetje politike, rast pas rasti. BSË në fakt ka interes të fortë të mos përsëriten zgjedhjet në land, sepse e kaloi me vështirësi pragun për të hyrë në parlamentin e landit – arriti 5,3 përqind.
Pse tërhoqi vëmendjen e gjithë botës një zgjedhje në një land relativisht të varfër gjerman, me 2,1 milionë banorë?
Auron Dodi: Sepse rezultati dërgon një mesazh politik, që nga Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës. Çdo lëvizje në Gjermani ndihet edhe përtej kufijve.
Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, në Gjermani ka funksionuar kordoni sanitar, muri mbrojtës: nuk ka pasur asnjë koalicion me ekstremin e djathtë.
Por tani, në Saksoni-Anhalt fitorja e AfD-së e vë nën presion modelin politik të Gjermanisë, të bazuar te konsensusi politik: a mos do të kishte qenë më e favorshme diskutimi me ekstremet politike, kjo është pyetja që shtrojnë politologë dhe disa në parti.
Ndoshta as një shtet tjetër nuk ka bërë një rivlerësim kaq rrënjësor të së kaluarës së Luftës së Dytë Botërore si Gjermania.
Por, ajo që rezultoi, është se votuesit ja japin votat asaj partie, që i bind se do t’ua zgjidhë hallet. Për ta nuk luan rol parësor fakti nëse AfD-ja në Saksoni-Anhalt është klasifikuar si ekstremiste e djathtë nga autoritetet e inteligjencës; apo që disa përfaqësues të saj kërkojnë remigrimin.
Pyetje: A e mbështetën njerëzit AfD-në kryesisht për shkak të temës së migrimit?
Auron Dodi: Jo. Sondazhet pas votimit, që pa Deutsche welle tregojnë se njerëzit votuan për AfD-në, sepse i besojnë për sigurinë sociale, për paqen dhe për ekonominë. Migrimi nuk ishte tema që vendosi në Saksoni-Anhalt.
Dy të tretat e të anketuarve thanë se AfD-ja e kupton pasigurinë e tyre më mirë se partitë e tjera. Nga ata që ia dhanë votën AfD-së mbi mesataren, qenë punëtorët dhe personat në profesion të lirë. Por edhe shumë persona që më parë nuk shkonin fare në zgjedhje.
Specifikë e lindjes së Gjermanisë është se atje njerëzit, nuk janë të lidhur si në perëndim të Gjermanisë, me partitë tradicionale, që sollën mirëqenie në dekada.
Sipas një analize të gazetës FAZ, AfD-ja ka krijuar përshtypjen se zgjidhja qëndron te rikthimi i politikave të së kaluarës. Por nuk duhet harruar se bota sot është plot konflikte e luftëra; se Gjermania u ngroh tepër gjatë në sukseset e dikurshme, dhe tani duhet të reformohet.
Shifrat sugjerojnë se AfD-ja fitoi, sepse partitë e tjera u dukën të paafta për t’u dhënë përgjigje shqetësimeve, që zgjedhësit i perceptojnë si më urgjente: shqetësimet për ekonominë, koston e jetesës dhe sigurinë sociale. Shumë vëzhgues e shohin këtë si një sinjal alarmi për qeverinë federale.
Pyetje: Çfarë do të thotë suksesi i AfD-së për Gjermaninë dhe Evropën?
Auron Dodi: Disa analistë e vlerësojnë fitoren e AfD-së si goditje ndaj rolit udhëheqës të Gjermanisë në Evropë.
Shërbimet perëndimore të inteligjencës dhe një pjesë e ekspertëve të sigurisë e kanë akuzuar Rusinë se mbështet narrativa që favorizojnë AfD-në. AfD-ja nga ana e saj kërkon t’i japë fund ndihmës gjermane për Ukrainën e të rivendosë marrëdhëniet ekonomike me Moskën.
Në SHBA, pjesë të lëvizjes konservatore e shohin AfD-në me simpati, edhe si kontribuese në një revolucion konservator të përbotshëm, pra në një lëvizje forcash nacional-konservatore. Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u takua vetëm me kryetaren e AfD-së, Alice Weidel, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, vitin e kaluar.
Nga ana tjetër, përfaqësues të ekonomisë gjermane kanë paralajmëruar se investorët e huaj mund ta shmangin Saksoni-Anhaltin, me AfD-në pushtet.
Pyetje: Pse u dobësua CDU-ja dhe çfarë përgjegjësie mban kancelari Merz?
Auron Dodi: Dobësimi i partive tradicionale vërehet prej kohësh në Evropë: Franca, Italia, Austria dhe Holanda e kanë kaluar këtë fazë. Në Gjermani ky proces ishte më i ngadaltë, deri tani.
Tani, në Saksoni-Anhalt CDU-ja mori në zgjedhje gjysmën e mandateve të mëparshme, 17,2 përqind.
Njëkohësisht, në Gjermani disa vëzhgues kujtojnë edhe premtimet që ka bërë kancelari Friedrich Merz. Në vitin 2018 ai u zotua ta përgjysmonte mbështetjen për AfD-në, ndaj ndoqi një politikë më të ashpër migrimi dhe nisi reforma ekonomike. Tetë vjet më vonë, AfD-ja arrin rreth 28 për qind, në nivel kombëtar, ndërsa CDU-ja me vështirësi kalon 20 për qind.
Para Bundestagut, kancelari Merz njoftoi të mërkurën (09.09.) një ndryshim kursi, por nuk dha detaje. Ai shtoi se pas këtij rezultati, kthimi te kursi i deritanishëm është i pamundur. Njëkohësisht tha se për të “dorëzimi nuk diskutohet”.
Po çfarë pritet të ndodhë më tej, në nivel kombëtar?
Auron Dodi: Disa vëzhgues shohin tri rrugë për CDU-në në pushtet. E para: të vazhdojë qeverisjen me socialdemokratët, por të miratojë reforma jopopullore, megjithë kundërshtimet nga socialdemokratët.
E dyta: ta shpërbëjë koalicionin me SPD dhe të qeverisë si minoritet, një rrugë me të panjohura.
E treta: CDU-ja ta ndërrojë kancelarin, me një kancelar më popullor, por duke e ruajtur koalicionin.
Megjithatë, kjo e fundit nuk do ta zgjidhte debatin themelor për “kordonin sanitar”, qëndrimin ndaj ekstremeve politike.
Brenda CDU-së me sa duket po rritet presioni për ta rihapur debatin mbi kordonin sanitar. Kjo në një kohë kur AfD-ja nuk ka bërë përpjekje për t’u afruar me pozicione të qendrës, të mesit politik – siç ka bërë p.sh. e djathta rreth Le Penit në Francë.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128