Berisha kthehet “i ripërtërirë” nga SHBA: Trumpi e ka bërë sulltanin e Surrelit të frikësohet
Sali Berisha është rikthyer në Shqipëri pas vizitës në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në Konventën e Republikanëve në Teksas. Në Rinas, kreu i PD-së u prit nga mbështetësit me flamuj e brohoritje, në një rikthim që më shumë se një kthim nga një vizitë jashtë vendit, ngjante me një pritje triumfale.
Berisha e cilësoi udhëtimin si “më ripërtëritësin e jetës së tij”, ndërsa pjesën më të madhe të fjalës së tij e lidhi me mesazhet e Donald Trump kundër komunizmit, diktaturave dhe krimit të organizuar.
Kreu i PD Sali Berisha: Ky ishte udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime. Konventa e republikanëve në Teksas ishte shumë e rëndësishme. Më e rëndësishme ishte fjala e presidentit amerikan Donald Trump. Fjala e Trump e ka bërë sulltanin e Surrelit që të frikësohet. Ai tha se komunizmi dhe krimi i organizuar janë rreziqet më të mëdha për një komb.
Isha në këtë vizitë, ku ndodhesha bashkë me kreun e republikanëve shqiptarë Fatmir Mediu. Në këtë vizitë u ritkheva bashkë me miqtë e mi 35 vite më përpara. E gjeta diasporën shumë më të fuqishme sesa më herët, një diasporë e fuqishme ekonomikisht, një diasporë tashmë, që janë bërë sipërmarrës dhe janë shkolluar në shkollat më të rëndësishme botërore. Pra, ajo që mund t’ju them ishte udhëtim ripërtëritjeje në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128