Kundër bashkimit me Tepelenën/ Banorët e Memaliajt dalin në protestë dhe bllokojnë aksin kryesor
12 September 2026, 17:07 / AKTUALITET
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që lidh Memaliajn me qytetet e tjera, në shenjë proteste kundër bashkimit të Memaliajt me Tepelenën.
Banorët zgjodhën të bllokojnë aksin në pritje të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej në Gjirokastër për një takim lidhur me reformën territoriale. Por tentativa e tyre dështoi, pasi Rama ishte larguar me helikopter! Ata kundërshtojnë çdo ndryshim që, sipas tyre, do t’i bashkonte Memaliajn me Tepelenën dhe kërkojnë që qyteti të ruajë identitetin dhe njësinë e tij administrative.
Me pankartat “Mos e prek Memaliajn!”, banorët kërkuan që zëri i tyre të dëgjohet përpara se të merren vendime për hartën e re territoriale.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
Nga Lindita Çela
ide
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
Nga Eva Idrizllari
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Nga Arben Iliazi
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
