“Nëse ministri do të shkonte pas berihajit…”, Rama sulmon sërish Gjykatën Administrative

12 September 2026, 18:23 / POLITIKË ALFA PRESS
“Nëse ministri do të shkonte pas berihajit…”, Rama

Edi Rama ka sulmuar sërish Gjykatën Administrative, pas vendimmarrjes së saj lidhur me pagat e gjyqtarëve. Rama pretendon se gjykata nuk kërkon vetëm rritjen e menjëhershme të pagave me 51%, por edhe pagesën e diferencave të prapambetura që prej prillit të vitit 2023.

Sipas Ramës, nëse kjo kërkesë do të zbatohej, shuma e detyrimeve të prapambetura do të arrinte në rreth 130.5 milionë euro.

“Ndjesë për informimin e pjesshëm mbi kuturisjen e djeshme të Gjykatës Administrative, e cila përmes sigurimit të parë të padisë në historinë botërore jo për të ndaluar një akt, po për të kryer një akt, nuk kërkon vetëm rritjen e menjëhershme të pagave me 51% për gjykatësit, po edhe ‘të prapambeturat’ që nga prilli 2023”, shkruan Rama.

Sipas kryeministrit, gjyqtarët pretendojnë se rritja e pagave duhet të ishte zbatuar që prej vitit 2023, në nivelin që kërkohet aktualisht.

Rama shkon edhe më tej në reagimin e tij, duke iu referuar Ministrisë së Financave dhe duke thënë se zbatimi i këtij vendimi do të nënkuptonte, sipas tij, shkelje të ligjit.

“Gjeni në tabelën bashkëngjitur sa do të merrte çdo gjykatës personalisht në dorë nesër si shumë të prapambetur, sikur ministri i financave të shkelte ligjin dhe të shkonte pas berihajit të kësaj vendimmarrjeje ekstra-parlamentare”, shprehet kryeministri.

Po ndodh...

ide