“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 106-të kundër qeverisë, qytetarët: Rezistenca do të vijojë!

13 September 2026, 23:32 / POLITIKË ALFA PRESS
“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 106-të

Është mbyllur protesta e 106-të kundër qeverisë, pas disa orësh tubim dhe marshim në rrugët kryesore të Tiranës.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku vijuan fjalimet dhe thirrjet kundër qeverisë.

Protesta e sotme u zhvillua edhe me pjesëmarrjen e shqiptarëve të diasporës, të cilët iu bashkuan qytetarëve në shesh.

Gjatë tubimit u përsëritën kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ndërsa protestuesit deklaruan se nuk do të tërhiqen nga qëndresa e nisur prej më shumë se tre muajsh.

Fjalimet e protestuesve u shoqëruan me deklarata për përshkallëzim të qëndrimit dhe kalimin e protestës në atë që ata e kanë cilësuar si “dinamika të reja”. Një prej protestuesve tha se rrëzimi i qeverisë është i mundur për sa kohë qytetarët qëndrojnë të bashkuar.

Aktivisti Arben Kola njoftoi gjatë protestës se, duke nisur nga dita e nesërme, grumbullimi do të nisë në sheshin “Skënderbej” në orën 18:30, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Ai iu drejtua veçanërisht diasporës, duke kërkuar pjesëmarrjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Po ndodh...

ide