Shokohet Man United,VAR-i gaboi te goli i Haalandit
Organi përgjegjës për gjyqtarët "Pro Ref" ka konfirmuar se pati një “gabim në gjykim” gjatë procesit të VAR-it, i cili bëri që goli i Erling Haalandit të qëndronte në fitoren 1-0 të Manchester Cityt ndaj Manchester Unitedit.
Goli i Haalandit në minutën e 60-të fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, por VAR-i e ndryshoi vendimin dhe konfirmoi se sulmuesi i Cityt ishte në pozicion të rregullt.
Megjithatë, Pro Ref tani ka pranuar se VAR-i duhej t’i kishte rekomanduar gjyqtarit një rishikim në monitor, pasi pozita e Enzo Fernandezit gjatë aksionit mund të kishte ndikuar në lojë.
Një zëdhënës i Pro Ref tha: “Pas incidentit në minutën e 60-të të ndeshjes së së dielës në Ligën Premier mes Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt në Old Trafford, mund të japim sqarime lidhur me golin e akorduar të Erling Haalandit”.
“Vendimi në fushë ishte për pozicion jashtë loje ndaj Erling Haalandit – ky vendim u kontrollua nga VAR-i dhe u konstatua se ai ishte në pozicion të rregullt”.
“Në të njëjtin aksion, u konstatua se Enzo Fernandez nuk e luajti topin dhe për këtë arsye çdo shkelje e mundshme për pozicion jashtë loje ishte subjektive. Megjithatë, në këtë rast, VAR-i nuk e njohu ndikimin e mundshëm të pozitës së tij dhe duhej t’i kishte rekomanduar gjyqtarit një rishikim në fushë”.
“Kemi kontaktuar me Manchester Unitedin këtë mbrëmje për të pranuar atë që ne e konsiderojmë si një gabim në gjykim. Incidenti do të shqyrtohet”.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128