“O hajdute!”/ Protestuesit kapin në befasi Ballukun, largohet "me vrap" drejt makinës!

13 September 2026, 22:22 / POLITIKË ALFA PRESS
“O hajdute!”/ Protestuesit kapin në befasi Ballukun, largohet

Një moment i papritur është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugët e Tiranës, ku ministrja Belinda Balluku është përballur me disa prej protestuesve teksa po largohej nga një restorant.

Balluku shihet duke dalë nga restoranti dhe duke ecur drejt automjetit të saj, ndërsa disa protestues e kanë pikasur dhe janë afruar pas saj. Situata është shoqëruar me thirrje dhe akuza nga protestuesit, të cilët i kanë drejtuar ministres thirrjen “o hajdute”, ndërsa e kanë ndjekur për disa momente në rrugë.

Balluku, nga ana e saj, nuk është ndalur për t’iu përgjigjur protestuesve. Ajo ka vijuar të ecë drejt makinës, me kokën ulur dhe pa bërë komente, ndërsa pas saj vijonin thirrjet e protestuesve.

Momenti vjen në një kohë kur në Tiranë po zhvillohet protesta e 106-të kundër qeverisë, me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe sërish të shqiptarëve të diasporës. Protesta është shoqëruar me prani të shtuar të forcave të policisë në bulevard dhe në zonat ku po zhvillohet marshimi.

Po ndodh...

ide