Ngjarje e rëndë në Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, autori rezulton daja i Zegjine Çaushit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec, ku një person ka goditur me mjet të fortë babain e ish-bashkëjetueses së tij pas një konflikti të çastit.
Sipas të dhënave paraprake, autori ka shkuar në banesën e ish-partneres, ku është përplasur me babain e kësaj të fundit, shtetasin E. G. Gjatë debatit të tensionuar, i dyshuari e ka goditur atë me çekiç, duke i shkaktuar plagë trupore. I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas burimeve spitalore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas Shqiptarja.com, dyshohet se bëhet fjalë për dajën e deputetes socialiste Zegjine Çaushi.
Menjëherë pas sulmit, autori është larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur krehjen e zonës për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128