Dosja “Partizani”, shtyhet seanca gjyqësore për Berishën

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, ku i pandehur është Sali Berisha, është shtyrë për në datën 28 shtator.
Siç raportohet shkak për shtyrjen ishte bojkoti i avokatëve, të cilët kundërshtojnë rregulloren e GJKKO-së që nuk lejon përdorimin e telefonave në ambientet e gjykatës.
Pavarësisht se rregullorja nuk lejon telefonat për askënd, gjatë seancës u vu re se treshja e gjyqtarëve kishte telefona.
Në dosjen “Partizani”, Sali Berisha akuzohet nga SPAK për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, në bashkëpunim.
Sipas akuzës, gjatë kohës kur ishte kryeministër, Berisha dyshohet se ka përdorur funksionin dhe autoritetin e tij shtetëror për të favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, në procesin që lidhej me pronat e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Prokuroria pretendon se Berisha ka ndërhyrë përmes vendimeve, akteve ligjore dhe administrative, të cilat kanë ndihmuar në krijimin e kushteve për kthimin dhe privatizimin e pronave, si dhe për zhvillimin e tyre më pas nga Malltezi.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128