Arrestimi i Gert ‘Gjeneralit’/ Kokaina në Shqipëri u kap nga Europoli, ishte fshehur në një kontejner

Prokuroria e Anversës në Belgjikë njoftoi një ditë më parë se ka goditur një bandë shqiptare, e cila trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës.
Të paktën katër persona janë arrestuar, mes tyre një ndërmjetës i trafikut mes vendeve të Amerikës Latine dhe Evropës.
Ndërkohë mes të arrestuarve është edhe Gert ‘Gjenerali’, një personazh i njohur i kronikës së zezë në Shqipëri.
Por ajo që bie në sy është se Prokuroria e Anversës njofton se në kuadër të këtij operacioni, Europoli ka sekuestruar edhe një sasi kokaine në Shqipëri.
“Në kuadër të hetimit u bashkëpunua ngushtë me vende të tjera dhe me Europolin. Kjo mund të çojë në arrestime edhe jashtë vendit. Si pasojë e ndërhyrjes, në Shqipëri tashmë është sekuestruar një ngarkesë prej 37 kilogramësh kokainë, e fshehur në një kontejner frigoriferik,” bëri të ditur organi i akuzës në Belgjikë.
Por ndërkohë në Shqipëri nuk ka njoftim zyrtar për këtë çështje. I vetmi njoftim është bërë një ditë më parë për një sasi prej mbi 41 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit. Aty nuk përmendet fare Europoli dhe as banda e goditur në Belgjikë.
Por në njoftimin e policisë shqiptare thuhet se ishin 37 pako me kokainë, e cila ashtu siç thotë prokuroria belge, u gjet në një kontejner frigoriferik që vinte nga Amerika Latine.
A bëhet fjalë për të njëjtën sasi kokaine? Kjo nuk dihet, por ajo që dihet me saktësi është se Porti i Durrësit vlerësohet si një pikë e rëndësishme hyrëse e kokainës nga Amerika Latine, por sekuestrimet kanë qenë thuajse inekzistente.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
