Moti ndryshon pas mesditës! Reshje shiu në zonat malore, temperaturat deri në 32°C

16 September 2026, 08:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shqipëria do të përfshihet të mërkurën nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), vranësirat do të shfaqen kryesisht në zonat kodrinore dhe malore, sidomos gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Në këto zona priten edhe reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, më të mundshme në relievet malore të jugut të vendit.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.

Ndërkohë, në brigjet e vendit deti do të jetë përgjithësisht i qetë, me valëzim të forcës 1–2 ballë.

Temperaturat do të shënojnë vlera të larta gjatë ditës, duke arritur deri në 32°C në disa qytete, ndërsa vlerat më të ulëta priten në zonat e juglindjes. Në Korçë, temperaturat minimale mund të zbresin deri në 10°C.

Po ndodh...

ide