“Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Ju erdhi fundi, Edi Rama jepe dorëheqjen
Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës.
Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke brohoritur: “Shqipëria po bën revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Edi Rama, jep dorëheqjen” dhe “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”.
Sot shënohen 108 ditë nga nisja e protestave kundër qeverisë, një revoltë që ka vijuar për më shumë se tre muaj dhe që protestuesit e konsiderojnë si një nga protestat më të gjata të zhvilluara në vend.
Qytetarët shprehen të vendosur të vijojnë protestat deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Në tubim nuk kanë munguar as kritikat ndaj opozitës, ndërsa protestuesit i kanë bërë thirrje edhe SPAK-ut që të vijojë hetimet dhe të vendosë para drejtësisë zyrtarët që ata i akuzojnë për korrupsion.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128