Shtohet siguria në Hagë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, policia largon shqiptarët nga Gjykata Speciale

15 September 2026, 20:03 / KOSOVA ALFA PRESS
Shtohet siguria në Hagë para vendimit për ish-krerët e

Policia holandeze ka shtuar masat e sigurisë përpara ndërtesës së Gjykatës Speciale në Hagë, vetëm pak orë para shpalljes së vendimit të shkallës së parë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë qëndrimit të ekipit të KosovaPress në Hagë, efektivë të policisë holandeze ishin pozicionuar përpara ndërtesës së Gjykatës Speciale dhe u kanë kërkuar qytetarëve shqiptarë që ndodheshin aty të largoheshin.

Një prej oficerëve u tha qytetarëve se kishte marrë urdhër nga komandanti i tij që askush të mos qëndronte për më shumë se dy minuta përpara ndërtesës së gjykatës.

“Nëse qëndroni këtu për dy minuta është në rregull, por nëse jo, atëherë duhet të lëvizni andej. Nuk lejohet të qëndroni përpara Tribunalit, duhet të shkoni në atë drejtim. Për informacione, mund ta kontaktoni zëdhënësin e policisë. Nëse doni, mund të shkoni në Malieveld, pasi atje do të mbahet një demonstratë më vonë”, njoftuan autoritetet

 

Seanca për shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë do të nisë nesër në orën 10:00.

Trupi gjykues pritet të shpallë vendimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, pas një procesi të gjatë gjyqësor në Hagë.

 

Po ndodh...

ide