“Deputetët janë lodrat e kryetarit”/ Balliu: Listat 100% të hapura, fund besnikëve të partisë
E ftuar në emisionin “Pika mbi i” në Ora News, Alesia Balliu tha se protesta po shpreh pakënaqësinë ndaj klasës së vjetër politike dhe kërkesën për një alternativë të re, me lista 100% të hapura, demokraci, debat dhe garë politike.
"Shqiptarët nuk duan më politikanët e korruptuar dhe korrupsionin politik që kanë këto 34 vite. Nuk duan më të ketë autokracitë e partisë, si majtas si djathtas.
T'i qe termi autokrat si te PS-ja që është Rama, si te PD-ja që 34 vjet lider është po Sali Berisha
Duan të prodhojnë një alternativë protesta, për të prodhuar politikën e Shqipërisë sepse sot politikë nuk ka në Shqipëri. Dhe duke prodhuar një alternativë të re ne mund të prodhojmë politikë dhe politika prodhohet duke u zhvilluar debat.
Sot ne nuk kemi debat politik, sepse sot kemi vetëm dy lidera partish dhe kemi të gjithë ato deputetë të cilët janë lodrat e kryetarit. Kur ato aty duhet të jenë të votuarit e popullit, në një demokraci duhet të ketë debat dhe të ketë debat idesh. Sot ne nuk e shohim sepse në televizor na del Zeqineja.
Tani për çfarë kanë votuar shqiptarët? Shqiptarët për çfarë kanë votuar? Duhet të ndërrohet sistemi pa diskutim. Të jenë listat 100% të hapura, të hyjë në parlament i zgjedhuri i popullit.
Mos të hyjë në parlament i besuari i kryetarit. Që mund të jetë një anadollak, një analfabet, i cili nuk di të lidhi dy fjalë dhe është aty vetëm sepse i shërben kryetarit me përulje.
Kjo protestë prandaj bëhet, për të gjithë këto problematika që unë sapo përmenda. Dhe pa diskutim që të bëhen pjesë e sistemit ato duhet të jenë alternativë kundra sistemit se s'mund të jesh pjesë e këtij sistemi të kalbur.
Dhe duke qenë alternativë kundra këtij sistemi, ato mund të prodhojnë një sistem të ri dhe te ky sistemi i ri ke listat të hapura, ke demokraci, ke debat, ke garë dhe pa diskutim qytetarët do votojnë që Shqipëria të ketë një politikë evropiane, se ne shumë herë dëgjojmë "duam të jemi në BE". Po si mund të jesh në BE ti me këtë politikë?
Si mund të jesh ti në BE me këtë politikë? Më thuaj një shtet të botës që të gjithë gazetarët merren se si sfilon një deputete. Dhe prandaj ne duhet të jemi serioz.
Protesta i ka bërë mirë shqiptarëve. Protesta ka zgjuar të gjithë ato individë të cilët kanë qenë në zonën gri që nuk i përkasin as Partisë Demokratike, as Partisë Socialiste, kanë dalë me një qytetari për të treguar qartë, e gjithë sa ishte e mbushur plot, është që është kundra klasës së vjetër politike, është për prodhimin e një politike të re dhe është për individë të rinj. Kështu që pa diskutim mendoj që efektin e ka dhënë, është duke e dhënë dhe nuk duhet të ndalet derisa të prodhojë atë çka ajo do, që është alternativa e re për një sistem të ri politik", u shpreh Balliu.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128