Sot protesta e 108-të kundër Kastës politike, qytetarët rikthehen në shesh
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe Kastës politike rikthehet këtë të martë, në ditën e 108-të të qëndresës qytetare.
Tubimi i sotëm zhvillohet vetëm një ditë pas protestës së 107-të, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gjatë zhvillimeve të paradites pati edhe arrestime të disa pjesëmarrësve.
Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, protesta vijoi në mbrëmje me marshimin e qytetarëve në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit. Protestuesit u ndalën edhe pranë institucioneve të drejtësisë, ku kërkuan lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës.
Ndërkohë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile reaguan lidhur me mënyrën e ndërhyrjes së policisë, duke e konsideruar atë të tepruar dhe si tejkalim të kompetencave.
Sot, qytetarët pritet të mblidhen sërish në Tiranë, duke përsëritur kërkesat e artikuluara gjatë ditëve të protestës. Në fokus janë kundërshtimi i korrupsionit, kërkesa për ndryshim politik dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Për protestuesit, ngjarjet e një dite më parë nuk kanë ndikuar në vendosmërinë për të vijuar qëndresën. Ata kanë deklaruar se arrestimet dhe përplasjet me policinë nuk do të shërbejnë si pengesë, por do të forcojnë angazhimin për të vijuar protestat edhe në ditët në vijim.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128