Spanja blindon De la Fuente/ Federata spanjolle përgatit rinovimin e kontratës deri në vitin 2030

15 September 2026, 16:34 / SPORT ALFA PRESS

Spanja blindon De la Fuente/ Federata spanjolle përgatit rinovimin e

Luis de la Fuente pritet të vazhdojë të jetë trajner i Spanjës edhe për një periudhë të gjatë.

Federata Spanjolle e Futbollit ka avancuar në negociatat për rinovimin e kontratës me teknikun, me marrëveshjen e re që pritet ta lidhë atë me Kombëtaren deri në vitin 2030.

De la Fuente ka bindur drejtuesit spanjollë me punën e tij dhe rezultatet e arritura në krye të ekipit kombëtar.  

Pas fitimit të Botërorit, në Spanjë tashmë nuk kanë dilema dhe duan të vazhdojnë me këtë projekt.  

Synimi për të ardhmen mbetet i qartë, fitimi i trofeve të tjerë të rëndësishëm në arenën botërore.

Po ndodh...

ide