Anëtari i Kryesisë së PD, Klevis Balliu: SPAK duhet të shkrihet!
Deputeti dhe anëtari i Krysisë së Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka bërë një deklaratë radikale duke kërkuar që SPAK të shkrihet si strukturë. Sipas tij Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar po garanton vijueshmërinë e vjedhjeve të qeverisë.
I ftuar në emisionin “Puls” në A2CNN, Balliu vuri në dukje faktin që SPAK nuk kryen konfiskime gjatë hetimeve të aferave mazhorancës.
“Kjo është pseudo-drejtësi, pseudo-sistem. Kjo strukturë duhet të shkrihet! Kjo strukturë po garanton vazhdueshmërinë e vjedhjes së Edi Ramës. Edhe SPAK-u, po po. Më thoni çfarë kanë konfiskuar nga vjedhja.
Ku janë lekët?! Më thoni një aferë që kanë ndaluar. Arrestuan Beqajn për sterilizimin, ne vijojmë paguajmë për sterilizimin. Arrestuan këta për inceneratorët, ne vijojmë paguajmë për inceneratorët. Këta janë garantët e aferave! Aferat vazhdojnë prej këtyre”.
Ndër të tjera Balliu tha se SPAK-u ka kandidatët e vet në zgjedhje, dhe zgjedhja e Ervin Demos si ministër i Brendshëm lidhet me faktin që ai është miku i Klodian Brahos.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128