Pamje tronditëse nga Franca! I riu shtyhet me forcë nga policia dhe përplas kokën, humb jetën pas 13 ditësh në spital 

15 September 2026, 14:43 / BOTA ALFA PRESS

Franca është tronditur nga skandal ku në epiqendër janë disa efektivë policie. Bëhet fjalë për vdekjen e një 29-vjeçari, cili humbi jetën 13 ditë pasi një oficer policie e shtyu me shume forcë, duke bërë që ai të godiste kokën në tokë.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, pas 13 ditësh agoni, i riu humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Një hetim mbi shkaqet e vdekjes është duke u zhvilluar, ndërsa autopsia-autopsia e kryer më 9 korrik 2026 përjashtoi çdo dëmtim të dyshimtë që tregonte ndërhyrjen e një pale të tretë dhe tregoi shkakun më të mundshëm toksik.

Pas publikimit të videos, zyra e prokurorit ia ka referuar çështjen "për një hetim gjyqësor mbi përdorimin e qëllimshëm të dhunës nga një person që ushtron autoritet publik".

Ndërsa vëllai i viktimës, Hamza, dëshmoi të hënën, tha se i riu nuk ishte i pastrehë dhe nuk ishte i varur nga lëndët narkotike.

“Vëllai im nuk ishte i pastrehë. Ai kishte dhomën e tij në shtëpinë e prindërve tanë, e cila është 130 metra katrorë. Ai nuk ishte as i varur nga droga. Ai kishte tymosur kanabis dhe kishte pirë me miqtë e tij në Festivalin e Muzikës, kaq ishte e gjitha" tha ai.

 

Po ndodh...

ide