“S’ju pje*dh njeri”, Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin: I lidhni shallin sa herë ka mbledhje me partizanë

Ndërsa Korreshi fliste për gjyqtarët me tone të ashpra, ministri Gogu iu drejtua duke i thënë se deputeti i PD ende nuk e ka kuptuar punën e një deputeti, duke shtuar se i gjithë ligjërimi i tij ishte një barsoletë.
Korreshi i është kundërpërgjigjur ministrit, ndërsa tha se barsoleta e tij është marrë nga Sokol Sadushi, kryetari aktual i Gjykates së Lartë ” të cilin e mbani me shall sa herë ka mbledhje për partizanë”.
Pjesë nga debati:
Toni Gogu: Kam përshtypjen që i vetmi njeri që nuk ka kuptuar efektet e veprimtarisë së tij përmes pyetjeve, më duket se jeni ju, sepse midis një deputeteje që ka përgatitur një projekt mirë apo keq, por e ka sjellë në zbatim të vendimit dhe një deputeti që tregon barsoleta për keqfunksionimin e gjykatave është një det i tërë. Do ju thosha: lexoni vendimin e GJK, sillni një projekt dhe mundet që projekti ta adresojë më mirë problematikën.
Saimir Korreshi: O i nderuar, i fort i nderuar kryetar. Tha barsoletë.
Ulsi Manja: Barsoleta nuk është e ndaluar në fjalor.
Saimir Korreshi: Po dale tani, duro. T’i tregoj ministrit se unë barsoletën e mora nga Sokol Sadushi. Është një barsoletë që e ka thënë kryetari i GJL drejtuar kryetarit të KLGJ, është barsoletë. Atij kryetari të komitetit të GJL që e mbani me shall sa herë ka mbledhje për partizanë, ju e quani barsoletë. E kuptoni ku jemi, po flasim për vendimet e GJK. Ne të kërkuam mbledhje për të diskutuar brenda rregullave ligjore, nuk e aprovoi ministria juaj, pse? Ore, epo lëre, rrugën e kompetencave, s’ju pjerdh njeri fare.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128