Projektligji për rritjen e pagave të magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme: Nuk kemi dijeni, na e dërgoni me shkrim

15 September 2026, 14:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, janë duke u mbajtur diskutimet në lidhje me projektligjin e propozuar nga Partia Socialiste, ku paga referuese e magjistratëve rritet nga 36 në 38% të Presidentit të Republikës.

Por Prokuroria e Përgjithshme ka deklaruar se nuk ka dijeni për këtë projektligj. Gjatë mbledhjes, përfaqësuesi i këtij institucioni,Arqile Koça tha se nuk e njohin projektligj dhe i ka kërkuar Kuvendit që t’ua dërgojë në mënyrë ligjore. Më pas, Koça tha se marrjes së draftit, do të japin opinionet e tyre.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, tha projektligji ka qenë në faqen e Kuvendit, por tha se do të ia dërgojnë Prokurorisë edhe me shkrim.

Biseda:

Arqile Koça: Me sa jemi në dijeni nuk kemi një kërkesë zyrtare për të dhënë një opinion në lidhje me projektligjin dhe ne nuk jemi në njohje me të. Ne rezervojmë të drejtën që të njihemi paraprakisht, të dërgohet në mënyrë zyrtare në Prokurorinë e  Përgjithshme, të diskutohet dhe më pas me shkrim të tregojnë qasjet, pasi jemi në padijeni të projekt ligjit.

Manja: Sigurisht që projektligji ka qenë i bërë publik në faqen e Kuvendit, por gjithsesi do të bëjmë verifikimet. Do të ua dërgojmë edhe me shkrim. Më njoftohet se ua kemi nisur. Faleminderit për prezencën.

Po ndodh...

ide