Rama zbret në Korçë, Maliqi kundërshton hartën e re/ A do të përplaset PS-ja me bazën e saj?

15 September 2026, 15:16 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë nesër në Korçë, në kuadër të turit për rishikimin e ndarjes administrative-territoriale në vend.

Në juglindje, një prej propozimeve që ka shkaktuar më shumë debat është ai për shkrirjen e Bashkisë Maliq dhe bashkimin e saj me Bashkinë Korçë.

Propozimi i Partisë Socialiste është kundërshtuar në Maliq, ku në periudha të ndryshme janë zhvilluar protesta, ndërsa edhe punonjës të administratës bashkiake kanë shprehur kundërshtimin e tyre.

Por një qëndrim të qartë kundër propozimit nuk e ka artikuluar deri tani Këshilli Bashkiak i Maliqit, ku shumica e këshilltarëve janë të Partisë Socialiste.

Përballë këmbënguljes së këshilltarëve të Partisë Demokratike për të miratuar një qëndrim kundërshtues ndaj shkrirjes së bashkisë, këshilltarët socialistë kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me propozimin.

Edhe kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, ka kërkuar që këshilli të ketë më shumë kohë për të shqyrtuar ndryshimet e propozuara.

Tashmë vëmendja është te takimi i nesërm në Korçë, ku kryeministri Rama do të prezantojë dhe diskutojë propozimet për ndarjen e re territoriale.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 09:30 në teatrin “Andon Zako Çajupi”, ndërsa mbetet për t’u parë nëse çështja e Maliqit do të sjellë debate gjatë diskutimit me banorët dhe përfaqësuesit vendorë. 

Po ndodh...

ide