“Tuttosport” vlerëson Zhegrovën: Të tregojë se ky është fillimi i duhur

15 September 2026, 12:46 / SPORT ALFA PRESS

Media e njohur, Tuttosport ka bërë vlerësimin e saj për sulmuesin dardan të Juves, Edon Zhegrova, i cili realizoi dy gola ndaj Sassuolos.

“Dy golat e tij të parë për një klub italian, të shënuar vetëm pak ditë pasi u la jashtë listës së skuadrës për garat e UEFA-s. Ajo tronditje ishte pikërisht gjëja që duhej për të zgjuar instinktet e një lojtari vërtet të madh. I takon atij të sigurojë që kjo të mos shënojë thjesht një fillim të ri, por fillimin e ‘vërtetë’. Në këtë formë, ai do bëjë ndryshim të jashtëzakonshëm”, ka shkruar “Tuttosport”.

 

Po ndodh...

ide