Kapet me 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Një 21-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Durrës, pasi gjatë një operacioni antidrogë iu sekuestruan 297 doza të dyshuara heroinë dhe kokainë.
Lëndët narkotike dyshohet se ishin përgatitur për t’u shitur në zona të ndryshme të qytetit.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë ndërhyrjes në lagjen nr. 16 të Durrësit u arrestua në flagrancë shtetasi J. K., 21 vjeç, banues në Shkozet.
Gjatë kontrollit, efektivët i gjetën të riut lëndë të dyshuara narkotike të ndara në doza. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 129 doza të dyshuara heroinë dhe 168 doza të dyshuara kokainë.
Policia dyshon se 21-vjeçari i posedonte lëndët narkotike me qëllim shitjen e tyre në zona të ndryshme të Durrësit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128