Hija e Antonio Contes mbi Spallettin, përçan tifozët e Juventus, si është e vërteta

Humbja ndaj Sassuolo ka rikthyer një refren klasik në shtëpinë e Juventusit që dëgjohet prej vitesh të tëra. Një pjesë e tifozerisë bardhezi ëndërronte dhe ëndërron ende rikthimin e Antonio Contes në pankinën bardhezi dhe fundi i sezonit të kaluar dhe fillimi i këtij aktual nuk e ka ndihmuar pozicionin e Spallettit në sytë e nostalgjikëve.
Sigurisht që është herët të flitet për një ndryshim të pankinës dhe vetë Giovanni Carnevali iu parapriu teorive të ndezura në rrjetet sociale. ‘Spalletti është një trajner i jashtëzakonshëm, ndër më të mirët në mënyrë absolute-ishin fjalët e Carnevalit-nuk është në stilin tim ndryshimi i trajnerit, i duhet dhënë kohë dhe të kemi durim’
Por në të njëjtën kohë, klubi që zyrtarisht e blindon Spallettin, dëshiron një ndryshim të inercisë duke nisur që nga sfida e së enjtes në Europa League ndaj NEC Nijmengen. Një ndeshje që në letër është mëse e kalueshme, por që nuk duhet të gabohet dhe për të evituar atë që për momentin është thjesht një dëshirë e tifozëve të shndërrohet në një ide konkrete.
Kjo edhe për faktin se Juventusi nuk është një skuadër që bën ndryshime në pankinë gjatë sezonit, ndërkohë që edhe vetë Conte nuk preferon të marrë drejtimin e një skuadre që e ka nisur sezonin e saj; i kishte ndodhur vetëm me Atalantën në 2009 dhe Tottenham në 2021.
Por nuk duhet harruar se ekziston edhe pjesa tjetër e tifozerisë që është po kaq e rëndësishme që preferon të mos shohë nga e kaluara dhe e mbron punën e Spallettit duke e konsideruar Conten që tani është pa skuadër, si një kapitull të mbyllur. ‘Conte te Juventusi? Do të pranonte’-theksonte një ish futbollist i njohur juventin, Massimo Mauro-është i vetmi që mund t’i kthejë ADN juventine një skuadre që nuk e ka më’.
Kështu që, në këtë pikë vëmendja duhet të jetë te dy ndeshjet e ardhshme, ato që do të luhet përpara pauzës së kombëtareve me Spallettin që do të duhet të tregojë se është në gjendje të mbajë pankinën e Juventusit.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128