Alarm ndërkombëtar për Kosovën/ Pas SHBA-së, edhe Franca paralajmëron për 16 shtatorin

15 September 2026, 12:57 / KOSOVA ALFA PRESS
Alarm ndërkombëtar për Kosovën/ Pas SHBA-së, edhe

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Franca u ka bërë thirrje shtetasve të saj që ndodhen në Kosovë, që të tregojnë vigjilencë për nesër, më 16 shtator

Paralajmërimet lidhen me vendimin që pritet të shpallet në Hagë për katër ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për protesta, turma të mëdha dhe vështirësi të mundshme në qarkullim, veçanërisht në Prishtinë.

Edhe autoritete të tjera perëndimore kanë këshilluar qytetarët e tyre të shmangin demonstratat dhe grumbullimet e mëdha dhe të ndjekin zhvillimet e fundit përpara se të lëvizin në zonat ku mund të zhvillohen aktivitetet. Policia e Kosovës ka deklaruar ndërkohë se masat e sigurisë për 16 shtatorin janë pjesë e planifikimit të rregullt për menaxhimin e tubimeve dhe ruajtjen e rendit publik.

 

Po ndodh...

ide