E reja zbuloi skandalin me dajën, Zegjineja thyen heshtjen për ngjarjen: I ati i Meritës ishte kundër…
Deputetja socialiste Zegjine Çaushi ka bërë një reagim publik lidhur me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Roskovec, ku daja i saj plagosi me drapër ish-vjehrrin.
Sipas Çaushit, ajo e ka takuar vëllain e nënës së saj rastësisht në qershor, teksa ishte duke zhvilluar takime në zonë, pasi ka dëgjuar për marrëdhënien e tyre ajo thotë se i ka uruar. Dhe më tej së bashku me një kushëri të pranishëm e kanë pyetur Merita Gremajn “e keni ndarë mendjen? Do martoheni?”, e pasi Gremaj e ka pohuar këtë duke anashkaluar mendimin e të atit, Çaushi është shprehur “Se mos na hapni probleme”, referuar pëlqimit te babait.
Po ashtu deputetja përmes reagimit të saj duket se lë të kuptohet që si daja i saj, ashtu edhe ish-bashkëjetuesja e tij do të duhet të trajtohen psikologjikisht.
“Në të njëjtën kohë, mendoj se ky është një rast që duhet të trajtohet me seriozitet e kujdes edhe nga këndvështrimi psikologjik, për të dy personat, me qëllim gjetjen e zgjidhjes së duhur dhe parandalimin e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm.”, ka shkruar Çaushi.
Ajo thekson se ka qëndruar tje për vetëm 10 minuta dhe për ngjarjen është informuar nga mediat. “Për këtë ngjarje jam informuar përmes mediave, njësoj si opinioni publik. Dua ta them shumë qartë: dënoj me forcë çdo formë DHUNE, pavarësisht se nga KUSH është ushtruar.”, shprehet deputetja socialiste.
Kujtojmë se mbrëmjen e 13 shtatorit, daja i Zegjine Çaushit, Bledaj Bakaj shkoi në shtëpinë e ish-bashkëjetueses së tij Merita Gremaj, dhe plagosi me drapër ish-vjehërrin e tij. Pas ngjarjes dha një deklaratë për mediat vetë Gremaj e cila pretendoi se ishte dhunuar, përdhunuar dhe mbajtur me forcë nga Bakaj për 45 ditë.
"Shumë, shumë e ngarkuar. Kam nevojë urgjentisht për psikolog. Kam përjetuar tmerr, tmerr. Më ka dhunuar, më ka kërcënuar, me ka përdhunuar, nuk mundem më", ka dëshmuar Merita, teksa më tej ka folur edhe për takimin me deputeten.
“E kam takuar. Pas dy ditësh erdhi. (Dy ditë pasi kishte ndodhur pengmarrja dhe Merita mbahej me dhunë në shtëpinë e Bledar Bakaj). E mori përjashta dhe i tha "qysh e ke marrë". Ai i tha "atë e di unë", është shprehur Merita teksa më tej tha se se pasi deputetja Zegjine Çaushi ka marrë këtë përgjigje nga daja i saj, i ka pohuar: "Do na fus në telashe, i tha."
Reagimi i plotë i Zegjine Çaushit:
Duke iu referuar ngjarjes së ndodhur në fshatin Suk 2 dhe të publikuar nga mediat më 14.09.2026 dhe 15.09.2026, dëshiroj të sqaroj opinionin publik lidhur me informacionet e dhëna deri tani.
Familja e nënës sime përbëhet nga 11 fëmijë: 9 motra dhe 2 vëllezër. Të gjithë kanë familjet, punët dhe jetët e tyre, ndaj natyrshëm nuk kemi kontakte të vazhdueshme dhe të pandërprera me njëri-tjetrin.
Vëllain e nënës, Bledar Bakaj, së bashku me znj. Merita Gremaj, e kam takuar rastësisht pas një takimi që kisha në atë zonë, në fillim të muajit qershor. Kam kaluar pranë banesës dhe kam parë të afërm dhe fqinjë, rreth 10-15 veta, në oborrin e banesës. Madje, aty kam takuar edhe një kushëri, të cili Merita Gremaj e kishte njeriun e afërt nga fisi i të atit.
Sapo kam hyrë në oborr kam pare Meriten, e cila m’u prezantua si bashkëjetuesja e Bledarit. I urova padyshim për lidhjen e tyre, pasi atë gjë po bënin edhe fqinjet qe ishin prezent dhe më pas, si unë, edhe kushëriri im iu drejtuam: “E keni ndarë mendjen? Do martoheni?”
Merita Gremaj tha : “Po po, i kam marrë parasysh kushtet në të cilat Bledari jeton, edhe pse babai s’e ka me qejf…”
“Se mos na hapni probleme”, iu drejtova pas fjalëve të saj, referuar pelqimit te babait. Gjëja kaloi me të qeshura dhe urime nga njerëzit e pranishëm.
Kam ndenjur rreth 10 minuta dhe kam levizur për angazhimet e mia, të tjerët kanë vazhduar të qëndronin.
Pas disa ditësh, pashë edhe në rrjetet sociale, fotografi të tyre së bashku, të qeshur dhe me lule në duar.
Ky është i gjithë informacioni që kam pasur dhe kam në lidhje me marrëdhënien e tyre.
Për këtë ngjarje jam informuar përmes mediave, njësoj si opinioni publik.
Dua ta them shumë qartë: dënoj me forcë çdo formë DHUNE, pavarësisht se nga KUSH është ushtruar.
Në të njëjtën kohë, mendoj se ky është një rast që duhet të trajtohet me seriozitet e kujdes edhe nga këndvështrimi psikologjik, për të dy personat, me qëllim gjetjen e zgjidhjes së duhur dhe parandalimin e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm.
Për pjesën tjetër, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128