Katër herë Kosova e pa Thaçin pas transferimit në Hagë, vizitat mes dhimbjes dhe lamtumirës në vendin për të cilin luftoi
Katër herë për pesë vjet e dhjetë muaj në Hagë, u lejua të vijë në vendin për lirinë e të cilit luftoi.
Ish-presidenti Hashim Thaçi realizoi këto vizita të llojit humanitar gjatë këtyre viteve në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
E fundit e këtij lloji ishte më 21 mars 2025. Udhëheqësi politik i UÇK-së erdhi atë ditë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Haxhi Thaçit, 4 ditë pas varrimit.
Vetëm 15 minuta i kishte për takimin, për të vazhduar me përcjellje te shtëpia ku u takua me nënën. Kjo iu mundësua vetëm me kushtin që brenda objektit të mos shfaqej asnjë njeri i paautorizuar.
Ndërkohë ia sollën edhe gruan. E motra për të cilën pati leje ta shoh të premten, nuk arriti. Ajo dhe vëllezërit, e gjithë personat tjerë me të cilët ia lejojnë të shkëmbejë ngushëllime, do të mund ta shohin vëllanë të shtunën, në selinë e EULEX, në Prishtinë, për ku u nis pas gati tri orësh qëndrimi në Burojë.
Ajo natë mes të premtes e të shtunës ishte e para që Thaçi e kaloi në Kosovë, prej 5 nëntorit 2020, kur u transferua në Hagë.
Thaçi qe në Kosovë edhe tetë ditë para se babai t’i ndahet nga jeta. Atë e vizitoi në spital, më 21 mars të vitit të kaluar, ku qëndroi tri orë. Brenda, ish-presidentit i ishte lejuar takimi edhe me nënën dhe gruan e tij.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128