“Mos e përmendni emrin tim në Vlorë”/ Del një tjetër përgjim i Ron Yeffet: Ministrinë e Energjetikës ma lini mua
Një tjetër audiopërgjim që pretendohet se lidhet me biznesmenin izraelit Roni Yeffet është publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Çim Peka LIVE” në “SYRI TV”, ku diskutohet për puset e gazit në Vlorë dhe mënyrën se si do të sigurohej informacioni për to.
Sipas materialit, i siguruar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe pjesë e një dosjeje prej më shumë se tre orësh përgjimesh të realizuara në janar të vitit 2026, Yeffet zhvillon bisedë me tre shtetas të huaj, mes tyre një ukrainas, një rus dhe një grua e identifikuar si Tatiana, e cila shërben si përkthyese.
Në bisedë, Tatiana propozon që t’i dërgohet një letër zyrtare Ministrisë së Energjisë për të marrë informacion mbi gazin në Vlorë, por Yeffet e kundërshton menjëherë.
“Jo, jo, asnjë letër zyrtare. Jo! Shikoni, shikoni, shkoni në Vlorë dhe shikoni, bëni çfarë të doni, më pas do të merrem unë me ta. Nuk do të dërgoni asnjë letër, nuk do të dërgoni asgjë”, thotë ai.
Ai u kërkon bashkëbiseduesve të shkojnë në Vlorë, të marrin informacion në terren dhe më pas shprehet se me Ministrinë e Energjisë do të merret vetë.
“Mos e përmendni emrin tim në Vlorë”, dëgjohet të thotë Yeffet në audiopërgjim, ndërsa Tatianës i kërkon që të paraqiten si përfaqësuese të një kompanie amerikane.
Audipërgjimi i zbardhur:
Tatiana: Do të përgatisim një letër zyrtare për ministrinë e Energjetikës që të marrim informacione për gazin në Vlorë. Një letër zyrtare.
Roni Yeffet: Përse, përse? Jo, jo, asnjë letër zyrtare, jo, jo. Shkoni shikoni, shkoni në Vlorë, shikoni çfarë të doni. Më pas do të merrem unë me ta. Nuk do të dërgoni asnjë letër, nuk do të dërgoni asgjë. Informacioni është për ne, jo për Ministrinë.
Tatiana: Dakord, çështja është, ajo që na tha ajo është thelbësore. Të bazohemi vetëm në një vizitë në vend do të ishte e pamjaftueshme. Një inspektim fizik, kompania nuk do të kuptonte asgjë.
Roni Yeffet: Mbështetuni te unë për Ministrinë e Energjetikës. Do të shkojmë në Ministrinë e Energjetikës, do të flasim me ta për çdo gjë. Por mos përdorni emrin tim.
Tatiana: Dakord.
Roni Yeffet: Në Vlorë, dakord. Do të kontrolloni, ju përfaqësoni një kompani amerikane.
Tatiana: Dakord.
Roni Yeffet: Do të kontrolloni, do të kontrolloni, do të pyesni për gjithçka dhe ata do të bashkëpunojnë. I thuaj asaj që të vijë të hënën, të qëndrojë këtu, do të shkoni në Ministrinë e Energjetikës 1, 2, 3 herë.
Tatiana: Mendoj që ajo do të vijë të mërkurën.
Roni Yeffet: Nëse ajo vjen të hënën dhe qëndron, sepse nuk do të jetë të mërkurën dhe të premten askush nuk punon këtu. Nuk është eficente, të jemi më eficent.
Tatiana: Dakord, dakord.
Roni Yeffet: Nëse ajo vjen të mërkurën, ata vijnë të premten, asgjë nuk ndodh. Dhe ajo duhet të qëndrojë këtu deri sa të përfundojmë. Unë dua të përfundojmë. Ju duhet të kuptoni, kam nevojë të fillojë, ne duhet të mbyllim marrëveshje.
Tatiana: Ajo vjen nga Johanesburgu, të hënën do të jetë këtu. Nga e marta në mëngjes...
Roni Yeffet: Por ajo nuk duhet të largohet deri në fundjavë.
Tatiana: Dakord.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128