"Studentët e demaskuan hajduten"/ Andi Tepelena: SPAK kapi vilën e 3-të të Ballukut, pensionisti nuk siguron ilaçet!

14 September 2026, 20:23 / POLITIKË ALFA PRESS
"Studentët e demaskuan hajduten"/ Andi Tepelena: SPAK kapi

107 ditë protestë, rezistencë. Qytetarët kanë vijuar revoltën para kryeministrisë.

Aktivisti Andi Tepelena, gjatë fjalës së tij akuzoi qeverinë për keqqeverisje.

“Shqiptarët bëhen bashkë për të shpëtuar kombin, kombi është në rrezik. Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë në rrezik territorin. Ligje si paketa e maleve, investitori strategjik, cënon vendin. Shqipëria është në udhëkryq, kombi është në udhëkryq, ndaj duhet të jemi bashkë.  Sot SPAK doli me një deklaratë që ka një vilë të 3 sekrete të Ballukut. Ky është një krim…Pensionistët mezi paguajnë ilaçet dhe të rinjtë nuk blejnë dot  një shtëpi…Policia e Shtetit me 600 mijë mëzor sigurojnë rritjen e fëmijëve…Studentët dje e demaskuan hajduten. Një polici qëlloi me grusht një protestues dhe shefi i tij bënte sehir. Ky është një turp. Durimi ka kufi dhe kemi treguar që jemi paqësor, popull i emancipuar. Mos na provokoni sepse revolta popullore kur të ndizet nuk ndalet më”, tha ai.

Po ndodh...