Kundër bashkimit me Lushnjen! Këshillit Bashkiak Divjakë gati relacionin që do paraqitet në Kuvend! Tensione në takimin me qytetarët

14 September 2026, 19:06 / POLITIKË ALFA PRESS
Kundër bashkimit me Lushnjen! Këshillit Bashkiak Divjakë gati

Komisjoni i ngarkuar nga këshilli bashkiak i Divjakës për të përgatitur relacionin kundër shkrirjes së bashkisë Divjakë, pas një muaji punë dhe argumenteve ka dalë në terren për të tërhequr edhe me duket e qytetarëve në dëgjesa publike. Dëgjesa e parë është organizuar në Divjakë ku përveç komisionit salla ishte mbushur nga qytetarë të interesuar.

Takimi fillimisht ka qenë me tone të ashpra pasi disa nga pjesëmarrësit kanë kërkuar që të kishte prezencë të deputetes së zonës dhe përfaqësues nga hartuesit e reformës territoriale.

Kryetari i bashkisë Divjakë zoti Josif Gorrea, ka informuar pjesëmarrësit me relacionin e përgatitur nga komisjoni, materjal i cili do të paraqitet në kuvend për të kundërshtuar projektin e territoriale për shkrirjen e bashkisë Divjakë me Lushnjen. Ndër të tjera, Gorrea ka renditur faktet të cilat janë një armë e fortë që kuvendi të mos miratojë shkrirjen e bashkisë Divjakë.

Edhe nënkryetari i këshillit bashkiak, përfaqësues i opozitës Eugen Verdho, u shpreh se opinionet e qytetarëve do të gjejnë vend në materialin e komisionit për të mbrojtur pozitat e Divjakës si bashki.

 

Disa nga pjesëmarrësit që shprehen mendimet dhe argumentet e tyre janë të gjithë kundër shkrirjes së bashkisë Divjakë, duke bërë dhe thirrje që në protestën që mbahet prej 45 ditësh të jetë e pranishme për t’i mbështetur edhe administrata fermerët dhe bizneset

Dëgjesat do të vazhdojnë edhe në njësitë administrative ditët e ardhshme.

 

Po ndodh...